Maqedonia e Veriut në NATO, Braimllari: Rrit sigurinë në rajon
Me një konsensus të plotë, anëtarët e opozitës dhe të maxhorancës votuan sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, pro protokollit që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për t’ju bashkuar kësaj aleancë si anëtarja e 30-të.
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, thotë se aderimi në NATO, rrit sigurinë dhe stabilitetin në rajon. ”Ky ratifikim është një lajm i mirë në mënyrë të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm që kanë shqiptarët si faktor shtetformues dhe konstruktiv në Maqedonin e Veriut”.
Postim i plotë
Sot votuam në Komisionin e Sigurisë Kombëtare projektligjin “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, e cila rrit sigurinë dhe stabilitetin në rajon, mundëson përparimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut, forcon më tej vlerat e NATO-s si një garanci për siguri dhe stabilitet në rajon.
Ky ratifikim është një lajm i mirë në mënyrë të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm që kanë shqiptarët si faktor shtetformues dhe konstruktiv në Maqedonin e Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

