Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati: Arritje historike falë dialogut
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përshëndetur Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike. Duke e cilësuar si vendim historik, Bushati thotë se ky anëtarësim rrit sigurinë e begatë për rajonin.
”Vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve tanë (Greqi dhe Maqedonia e Veriut) për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e intergimit euro-atlantik ja doli të lërë pas dasitë e së shkruarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurtë e begatë për rajonin, Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut”,-shkruan më tej Bushati.
Postimi i plotë
Firmosja e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmit e triumfit të vlerave euro-atlantike në rajonin tonë. Vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve tanë ???? për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e intergimit euro-atlantik ja doli të lërë pas dasitë e së shkruarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurtë e begatë për rajonin, Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut. Përgëzime të gjithë atyre që punuan për të bërë të mundur këtë arritje historike, veçanërisht faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që vijimësisht ka punuar për ankorimin në rrjedhat euro-atlantike. Shqipëria mbështet gjithnjë një ?? multietnike, demokratike, të kyçur në #NATO dhe #BE.
#WeAreNATO
KOHA JONË SONDAZH

