“Maqedonia mund të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë”

 

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i është rikthyer çështjes së Maqedonisë, duke thënë se ekziston rreziku i ndarjes së këtij shteti mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, trazirat në Maqedoni janë të orkestruara nga Perëndimi, me qëllim për të goditur qeverinë e Nikolla Gruevskit pasi refuzoi të bashkohej me Perëndimin në sanksionet anti-Rusi.

Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Federatës ruse, Lavrov tha se ngjarjet në Maqedoni janë të ngjashme me ato në Ukrainë, ku vihet re një përpjekje për ta rrëzuar qeverinë me një grusht shteti.

“Ngjarjet në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë. Ata po përpiqen të akuzojnë qeverinë e Gruevskit se ajo nuk ka përmbushur detyrimet për popullatën. Këto ngjarje lidhen me refuzimin e Maqedonisë për të mos u bashkuar me sanksionet anti-ruse, mbështetjen e saj për Rrjedhën e Jugut dhe mbështetjen e planeve dhe alternativave të reja për dërgimin e karburantit, përfshirë këtu edhe ‘Turkish Stream’”, tha Lavrovi.

Më tej ai tha se në përpjekjet për destabilizimin e Maqedonisë fatkeqësisht po përdoret faktori shqiptar.

“Është shumë e trishtueshme dhe e rrezikshme që ata po përpiqen të përdorin faktorin shqiptar për këtë qëllim. Shumë vite më parë ka pasur kontradikta serioze dhe më pas nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Tani ata janë duke folur për federalizmin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe madje sugjerojnë ndarjen e vendit, duke ia dhënë gjysmën Shqipërisë dhe pjesën tjetër Bullgarisë”, tha Lavrov. 

SHKARKO APP