Maqedonia ngre traun, analizat për perimet shqiptare dalin negative

 

Mallrat nga Shqipëria kanë kaluar analizat e palës maqedonase. Në orët e pasdites, u mësua se analizat e kryera nga Inspektorati Fito-Sanitar, kanë dalë negative. Trasportuesit që prisnin prej 5 ditësh në rrugën që të çonte për te Pika e Kontrollit Kufitar për mallra në vendkalimin e Bllacës, kanë nisur të lëvizin.

Autoritetet e Maqedonisë kanë mohuan të ketë selektim ndaj mallrave nga Shqipëria, duke theksuar bëhet fjalë për një proces standard, drejtuar të gjitha mallrave që hyjnë në Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka ndonjë tendencë por është një procedurë e rregullt që fillon prej 1 qershori. Do ta ndjekim situatën gjatë ditëve në vazhdim dhe nëse paraqitet çfarëdo problemi, patjetër që dikush do të mbajë përgjegjësi nëse nuk respekton atë për të cilën është i obliguar”, ka deklaroi Vanço Kostadinovski, zv/ministër i Bujqësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoeritetet maqedonase, pas mbledhjes së qeverisë ku u diskutua edhe kjo çështje, premtuan se në të ardhmen do të ketë shkurtime procedurash si dhe angazhim të më shumë inspektorëve, në mënyrë që bllokimi i mallrave sikurse këtë fundjavë, të mos ndodhë më.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?