Maratona e Tiranës në 13 tetor, 130 ushtarakë do sfidojnë sportistët profesionistë

Maratona e së dielës premton jo vetëm argëtim dhe festë, por edhe një garë të fortë sportive. Dhe këtë e garanton pjesëmarrja e shumë profesionistëve nga vendi dhe 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota, por edhe grupimeve të tjera vrapuesish që përfaqësojnë institucione të ndryshme siç janë edhe Forcat e Armatosura.

Plot 130 ushtarakë do të provojnë veten të dielën që të sfidojnë edhe vrapuesit profesionist në një garë rezistence siç është ajo Gjysmë-Maratonës. Prej ditësh ata kanë nisur përgatitjet për të sjellë trupin dhe muskujt në kondicionet optimal në mënyrë që e diela ti gjejë gati. Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar edhe një video nga seancat e përgatitjes në Parkun e Madh të Liqenit.

“Pa shiko kush po përgatitet për Maratonën e Tiranës? 130 efektivë të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë gati për të garuar më 13 tetor”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?