Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8-të më 20 tetor, Veliaj: Gjenerojmë ekonomi për qytetin

E kthyer tashmë në një traditë të bukur për kryeqytetin, Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, rikthehet më 20 tetor për të pritur garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë event sportiv. Ai theksoi se Tirana tashmë është e mbushur me evente të shumta të cilat gjenerojnë dhe ekonomi për qytetin.

“Për pak ditë do të mbushet me njerëz për Maratonën e Tiranës, e cila do të jetë më 20 tetor. I sjell shumë biznes edhe Tiranës. Ki parasysh që vijnë 10 mijë veta për maratonën, zakonisht vijnë me familjarët e tyre, pra vijnë me bashkëshortët, vijnë edhe fëmijët. Për qytetin është një punë shumë e madhe 20-30 mijë veta që vijnë e rrinë në hotel e konsumojnë. Ajo që kemi arritur të bëjmë është që të prodhojmë evente për qytetin që prodhojnë ekonomi. Kur njerëzit dëgjojnë “Kryeqyteti i Rinisë”, “Kryeqyteti i Sportit”, vitin tjetër jemi “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”, në thelb është një truk për sjellë sa më shumë aktivitete, për të sjellë sa më shumë financa për qytetin”, tha Veliaj.

Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”. Për secilën kategori janë parashikuar çmime të ndryshme për fituesit, duke e kthyer këtë garë në një motivim të madh për sportistët. Përtej aspektit garues, Maratona e Tiranës do të jetë një festë e madhe për qytetin, me aktivitete të shumta artistike dhe kulturore përgjatë gjithë ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?