Maratona në Pogradec, policia me plan masash

Policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet më datë 27.07.2024, në qytetin e Pogradecit.

Shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina: Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

-Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”, e cila straton nga qendra e qytetit të Pogradecit dhe vazhdon drejt fshatit Buçimas dhe Tushemisht, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Ndërkohë për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Lidhur me këtë informohen të gjithë drejtuesit e mjeteve se: Akset rrugore “Lin-Pogradec”, segmenti i rrugës “Tushemisht-Pogradec” do të jenë të bllokuara në të dyja korsitë, nga ora 19:00 deri në orën 20:30.

Gjithashtu do të bllokohen edhe rrugët në brendësi të qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e këtij aktiviteti.

SHKARKO APP