Marëveshja Shqipëri-Francë/ Balluku: Një tjetër kompani energjetike franceze, ka nisur investimet në Shqipëri

Në kuadër të çeljes së marrëveshjeve për zhvillim dhe integrim mes Shqipërisë dhe Francës, Zëvendëskryeministria dhe njëkohësisht ministria në detyrë e infrastrukturës dhe energjitikës në një postim të sajin ka njoftuar opinionin publik në lidhje me investimin më të ri energjitik.

Postimi në rrjetin social facebook i ministres Balluku…

“Investimet e kompanisë së ekselencës franceze Voltalia në Shqipëri, janë dëshmi e qartë e marrëdhënieve ekonomike të intensifikuara në mënyrën më optimale vitet e fundit. Shembulli #Voltalia është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë investitorët e tjerë dhe me kënaqësi kemi konstatuar se dhe Total, një tjetër kompani e madhe energjetike franceze, ka nisur tashmë investimet në Shqipëri. Mbrëmë gjatë darkës zyrtare, të organizuar në Pallatin e Brigadave për nder të Presidentit Macron, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Emmanuel Macron përgëzuan nga afër kompaninë Voltalia , por ishte dhe një mundësi e mirë për të diskutuar më tej me kolegun, Ministrin, Olivier Becht për planet zhvillimore të së ardhmes midis dy vendeve tona.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?