Margariti për Prodanin: Djali që i këndoi Tiranës sot iu bashkua prindërve

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani.

Në mesazhin e saj ministrja Margariti i ka shprehur ngushëllime familjes Prodani për humbjen e madhe! Ajo thotë se një lajm i tillë është shumë i trishtë dhe se e ka shumë të vështirë që të gjejë fjalët.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe”, shkruan Margariti.

Kujtojmë që lajmi për ndarjen nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani është bërë publik ditën e sotme. Prodani pas disa javësh betejë me virusin COVID-19, nuk ka mundur të mbijetoi.

SHKARKO APP