Mariela në ”arrest shtëpie”, Klea poston videon: Jeni në gjyq në Itali për tentativë vr@sje

Mariela dhe Antonela Berisha sot ishin në gjyq, për sulmin ndaj Klea Prengës. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Marielën dhe ”detyrim paraqitje” për Antonelën. E dëmtuara Klea Prenga ka reaguar duke nxjerrë në dritë prova të reja, por edhe akuza të tjera ku ajo pretendon se motrat Berisha janë në proces gjyqesor në itali për tentativë vrasje të një mashkulli. Klea ndër të tjera i ka konsideruar të rreme edhe dëshmitë e motrave Berisha në gjykatë ditën e sotme ku shprehen se kishin shkuar për të darkuar dhe se nuk e kishin planifikuar këtë sulm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte me miqtë e saj, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre. ”Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, blogerja ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku thotë se motrat Berishaj janë në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli. ”A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan”, shprehet ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)

SHKARKO APP