Marifeti i PS-së në Mat: Telefonojnë qytetarët për sondazh dhe prezantohen si drejtuesja e PD

Përdorimi i të dhënave konfidenciale të qytetarëve, të cilat janë marrë nga e-Albania, nuk janë skandali i vetëm i partisë në pushtet.

Një denoncim i pazakontë vjen nga Mati. Anëtarja e Kryesisë së PD në Mat, Mirela Vata ka denoncuar në rrjetet sociale se njerëz nga dega lokale e PS, telefonojnë qytetarët e Burrelit me idenë se po bëhet një sondazh dhe telefonuesja prezantohet në emër të saj.

Sipas Vatës, sondazhi nuk bëhet nga PD, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen telefonatave që vijnë nga numri 068 99 12 069. Ajo thotë se PS kërkon të marrë të dhënat e qytetarëve që votojnë PD-në dhe po përpiqet të deformojë vullnetin e votuesve, 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa paralajmëron me kallëzim në Prokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e anëtares se Kryesisë së PD në Mat, Mirela Vata

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarim!

Miq, ky numër telefoni: 068 99 12 069, po merr qytetarët matjanë në emrin tim dhe të strukturave të PD, me idenë që po bëhet një sondazh.

Kjo nuk është e vërtetë. Ju bëj thirrje, çdo qytetari matjan, të mos i përgjigjet telefonatave që vijnë nga ky numër. Me siguri pas këtij skandali fshihet PS-ja e Matit, sepse e dinë mirë që janë të humbur dhe nga kjo po bëjnë çdo tentativë, me telefonata të rreme, për të marrë të dhënat e qytetarëve dhe për të manipuluar dhe deformuar vullnetin e votuesve.

Humbja e sigurt e pushtetit i ka çoroditur në kufijtë e absurditetit, sa nuk dinë më se çfarë bëjnë. Thjesht t’i mëshirojmë!

Ndërkohë që ky numër telefoni: 068 99 12 069, do të paditet në polici dhe prokurori. Shumë shpejt do të mësojmë me emra edhe autorët e vërtetë.

Sqarim!

Miq, ky numër telefoni: 068 99 12 069, po merr qytetarët matjanë në emrin tim dhe të strukturave të PD, me…

Pubblicato da Ela Vata su Mercoledì 14 aprile 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?