Marin Meksi vlerësohet me titullin ”Personalitet i shquar i qarkut Vlorë”: Detyrim për të çuar para misionin tim

”Personalitet i shquar i qarkut Vlorë”, është çmimi i dhënë nga Bashkia e Vlorës për kampionin e botës në bodybillding, Marin Meksin. Ai e ka cilësuar këtë si një detyrim për të çuar përpara misionin e tij në shoqërinë civile. “Padyshim në vendin e të parëve të mi është akoma më shumë një vlerësim dhe një prestigj i madh. Sigurisht vjen me detyrim për të çuar më parë misionin tim në kontributin modest në shoqërinë civile”, shpjegon Meksi.

Vlerësimi u dha gjatë zhvillimit të edicionit të 7-të të ”Kupa Pavaresia”. Marin Meksi u vlerësua për kontributin e tij në sport, veçanërisht në atë të Bodybuilding. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 26 klube, të cilat kanë sjellë 237 garues.

Ka patur ekipe jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka vlerësuar këtë aktivitet, që ka për qëllim evidentimin e sportistëve elitarë në karate.

SHKARKO APP