Marin Mema: Çdo qindarkë e fondit do të shkojë te të prekurit

Marin Mema

Gazetari i njohur Marin Mema dhe Marko Kepi drejtues i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në New York janë shprehur se për pak ditë do të nisin rindërtimin e shumë shtëpive të rrënuara nga tërmeti.

Po ashtu Mema ka thënë se tani është koha vetëm për vepra dhe jo për fjalë boshe. Ai ka theksuar se transparenca është një gjë mjaft e rëndësishme, të cilës do t’i shkojë deri në fund.

Gazetari është shprehur kështu: Çdo qindarkë e fondit do të shkojë tek të prekurit.Transparenca është thelbësore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund.”

Kujtojmë këtu se sipas të dhënave Mema e Marko Kepi kanë mbledhur mbi 1 milionë dollarë.

SHKARKO APP