Maringlen Disha-fushata e një kandidati model

Kjo fushatë zgjedhore vendore ka mbi 130 kandidatë për kryebashkiak nga të cilët vetëm 61 do të zgjidhen me 14 maj.

Por mes tyre ka modele e modele si në mënyrën e të bërit fushatë ashtu edhe në karakteret e tyre me cene e vese apo virtyte.

Në fakt duhet të jesh vetvetja, njerëzor, familjar, vizionar në punët që aspiron si kryebashkiak dhe larg idesë se me karriken e kryetarit do të rregullosh veten tënde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pakkush mbetet me këto karakteristika pasi shumica turren me roje, biznesmenë, etj për të treguar muskujt përballë votuesve duke synuar krijimin e përceptimit se “më votoni se unë do të jem patjetër kryetar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë po duket se ka një model tjetër, të thjeshtë, njerëzor që takon e dëgjon njerëzit. Dhe ka aftësinë për ti zgjidhur problemet dhe rritur mirëqënies së banorëve.

Një prej tyre deri tani është Maringlen Disha, kandidat për bashkinë e Librazhdit në emër të PS.

Ai nuk shfrytëzon forcën e pushtetit qendror, por aftësinë dhe eksperiencën që ka në administratën shtetrore se si mund të realizohen projektet për komunitetin e tij librazhdas.

Maringleni takon çdo njeri dhe jo sa për të qenë “popullor”, porse për të krijuar idenë reale se cilat janë problemet e Bashkisë që nesër kur do të drejtojë të dijë se çfarë duhet të bëjë.

Bashkia e Librazhdit do të jetë një zonë ku do të kalojë projekti i autostradës së madhe që do të lidhë Durrësin me krejt shtetet e verilindjes apo juglindjes.

Resurset e mëdha natyrore duhet shfrytëzuar për tu kthyer në të mira materiale për komunitetin.

Ndaj Maringleni e ka marrë me pasion punën si kryebashkiak, pas 14 majit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?