Maringlen Disha takon komunitetin egjiptian

Kandidati i PS për Bashkinë e Librazhdit, Maringlen Disha sot para takimit në Tiranë ku u bë prezantimi i 61 kandidatëve nga kryeministri Rama, ka zhvilluar një takim me komunitetin egjiptian që banon në Bashkinë e Librazhdit.
Pas takimit me ta, Maringlen Disha shkruan në facebook:”Nje takim me nje pjese te komunitetit egjiptian qe jetojne ne Librazhd ,i cili ishte shume rezultativ .
U prezantova dhe degjova disa nga problemet e tyre. Do te jem gjithmone perkrah kesaj shtrese ne nevoje dhe shume miqesore.
I falenderoj per mikpritjen dhe mbeshtetjen e plote qe me dhane ne kete takim te pare”- shkruan Disha.
Ai po takon banor për të krijuar idenë e saktë se çfarë duhet të bëjë pas 14 majit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?