Maripol/ Sulm masiv në teatrin ku strehoheshin qindra ukrainas

Rusia po vret me qindra e mijëra qytetarët në Ukrainë, dhe ky është një gjenocid. Teatri i Mariupolit ku strehoheshin qindra ukrainas është sulmuar këtë të mërkurë. Forcat ruse kanë shkatërruar qëllimisht Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit.

Aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit. Godina është shkatërruar, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për viktima.

Mariupoli është aktualisht i rrethuar nga forcat ruse dhe rreth 300,000 persona kanë mbetur të bllokuar pa ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo gaz. Furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë dhe Rusia nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti ka qenë shënjestër e vazhdueshme e bombardimeve ruse që nga fillimi i luftës dhe lagje të tëra janë kthyer në rrënoja. Javën e kaluar, si pasojë e një sulmi në një spital 5 persona humbën jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?