Mark Frroku i drejtohet Kushtetueses për të fituar lirinë

 

Deputeti Mark Frroku i kërkon Gjykatës Kushtetuese lirinë, me pretendimin se masa e sigurisë arrest me burg vendosur nga Gjykata e Lartë është antikushtetuese.

Kërkesën e depozituar sot për shfuqizimin e vendimit nr.17 të Gjykatës së Lartë dhënë më datë 3 prill, vjen pas arrestimit të tij nën akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në shtetin Belg.

Në pretendimet e mbrojtjes thuhet se nuk ka patur një autorizim për hetimin e deputetit e për këtë shkak procedurat e ndjekura janë antikushtetuese e për pasojë ç’bëjnë dhe arrestin me burg dhënë nga Gjykata e Lartë.

SHKARKO APP