Mark Frroku refuzon të dëshmojë para Prokurorisë Shqiptare

Mark Frroku refuzon të flasë për Prokurorinë Shqiptare në lidhje me akuzat e drejtësisë belge, që e akuzojnë për vrasje në vitin 1999. Në disa raste, prokurorë i kanë shkuar në qeli, për t’i marrë deklarimet, pas mbërritjes dhe përkthimit të dosjes belge.

Në prani edhe të avokatëve mbrojtës, Frroku ka refuzuar të dëshmojë për ngjarjen në fjalë. Mark Frroku mësohet të ketë se, do të japë sqarime vetëm para gjykatës në Bruksel.

Çështja ndaj Frrokut u rihap pak muaj më parë, ndërsa më parë ai ishte dënuar me 10 vite burg. Por, mungesa e mbrojtësve ligjorë në procesin e themelit solli rishqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel.

Pas kërkesës për arrestim, deputeti Mark Frroku u prangos në Tiranë, fillimisht për komplotin ndaj Tom Doshit dhe më pas për vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Burimet shtojnë se Frroku ka lënë të kuptohet se kërkon të transferohet në Belgjikë, ku në muajin Tetor do të shqyrtohet çështja, megjithëse akuza qendrore ka hapur një hetim paralel.

Por, mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi me shtetin belg ka sjellë të tjera probleme, teksa Prokuroria e Përgjithshme thotë se, ende nuk ka marrë një vendim për kërkesën e të pandehurit.

SHKARKO APP