Mark Gjonaj, shqiptari i diasporës që ngjitet në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara shënon një tjetër përfaqësim të saj në nivelet e larta të përfaqësimit social.

Një i tillë është dhe ngjitja e shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut.

Në ceremoninë e tij të betimit do të merrte pjesë edhe ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber, e cila e cilësoi si një ditë krenarie për diasporën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportimi nga Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës “Dielli” në SHBA

Ka qenë një ceremoni model dhe e mbushur me emocione inaugurimi dhe betimi i z. Mark Gjonaj të dielën, 21 Janar 2018, në orën 1 pasdite, e organizuar në auditorin e Herbert H. Lehman Educational Campus në E. Tremont, në Bronx.
Shqiptarët ishin të parët që nisën të plotësonin formularët e prezencës dhe ishin po ata që i dhanë kolorit kombëtar ceremonisë. Natyrisht të gjithë jemi ndjerë krenarë me përfaqësuesin tonë,Mark Gjonaj, i cili pas dy mandatesh të sukseshëm si ansambleist i shtetit të Nju jork-ut, tash do të na përfaqësoi edhe në Këshillin bashkiak të metropolit njujorkez. Edhe këtu është i pari shqiptar…
U përmend shpesh nga moderatorja Lisa Sorin, por edhe folësit, kolegët e Markut, kongresistë e senatorë të Nju Jork-ut, shprehja:”Për të parën herë një shqiptar në ………”. Urojmë që të mos i jetë i vetmi. Në Amerikë të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të komuniteteve në ceremoni të tilla u respektohet Kombi nga vijnë, simbolet kombëtare, Flamuri, traditat dhe kultura.
Të gjitha këto ishin me shumicë SHQIPTARE në ceremoninë e Mark Gjonajt: Prezenca e përfaqësuesëve tanë në podiumin drejtues të ceremonisë: Dy klerikët e nderuar, famullitari Dom Pjetër Popaj i Kishës Zoja e Shkodrës dhe Imami Edin Gjonaj i Qendrës Islame në Queens, NY;prezenca dhe përshëndetja e përcjellja e mesazheve të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, i Presidentit të Kosovës, nga ambasadoret shqiptare dhe asaj të Kosovës në Washington, Floreta Faber dhe Vlora Citaku, prania e ambasadores shqiptare në Kombet e Bashkuara së bashku me diplomatë të tjerë të Misionit si dhe e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës së bashku me ndihmësit e saj në radhët para të rezervuara të sallës, interpretimi i Himnit shqiptar nga këngëtarja Jessica Raja, programi shumë emocionues i Grupit të valleve”Rozafat” i Qendrës “Nënë Tereza” veshur me kostumet kombëtare , të drejtuara nga Mjeshtrja e Madhe Anxhelina Nika , madje dhe kuzhina ishte shqiptare….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?