Mark Marku nuk është “kadri”
Nga Edmond Arizaj/
Për mua, jo vetëm si student i dikurshëm i Mark Markut, është e turpshme që kryeministri im, pedagog i dikurshëm, përdori emrin dhe mbiemrin e një pedagogu, me konotacionin më negativ dhe në përpjekje ta përafronte me “gjetjen” e para do muajshme “kadrinj”. Mark Marku është i djathtë, shumë madje. Shumë më i djathtë se gati i gjithë grupi parlamentar i PD. Por Mark Marku është nga pedagogët më të mirë të fakultetit të gazetarisë.
Mund të jetë gabim gjithë ditën me ato që kërkon, apo mund të jetë ok, por ai është një pedagog i nderuar dhe nuk përqaset fare me llojin e ndyrë të pedagogut që përfiton mbi studentët, që shfrytëzon studentet, që është përfolur për korrupsion, apo është përqeshur për injorancë… (marrë me shkurtime nga profili në facebook)
KOHA JONË SONDAZH

