Marko Bello shuhet nga Covid-19, Petro Koçi: Dhimbje e madhe, ishte vetvetja në politikë

“Një dhimbje e madhe”. Kështu është shprehur zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Marko Bello.

”E para është një humbje shumë dekurajuese. Covid-19 si një pandemi që po korr jetë njerëzisht kuptohet që e krijon këtë situatën e dëshpërimit. Kur njerëzit i njeh më nga afër kuptohet që efekti dëshpërues është më i madh. Kështu ka nisur edhe dita sot për ne, me një dhimbje të madhe për lajmin që morëm për humbjen e jetës së Markos. Markon e kam njohur që në shkollën e mesme dhe shkollën e lartë të Gjuhëve të Huaja. Fati e deshi që më vonë të njiheshim për shkak të politikës. Marko u integrua shumë herë në strukturat e PS-së, ka qenë ambasador, ministër, zv/ministrës. Dua ta kujtoj gjithmonë atë me imazhin e një buzëqeshje pafund. Pavarësisht nga situata dinte të jepte mesazhet e optimizmit”, u shpreh Koçi.

SHKARKO APP