Marku: Berisha të kishte ikur që në 2013, PD po humbet energji

Marku Marku i cili la mandatin e fituar nga zgjedhjet e 25 prillit, thotë se ish-kryeminsitri Sali Berisha duhej të ishte larguar nga PD që në vitin 2013.

Në “Opinion”, Marku nënvizoi se Lulzim Basha vendimin për të larguar Berishën duhej ta kishte marrë që në vitin 2017. Po ashtu ai u shpreh se nëse PD-ja vijon kështu do humbasi energji kot.

”Berisha duhet të ishte larguar në 2013. Do të bëjmë një muze në PD, do kemi figurën horonikfike, por në PD nuk do të vazhdosh të jesh. Nuk mund ta kthesh kohën mbrapsh. Po ndodh me dhunë dhe në mënyrë të pandershme në pikëpamjen politike.

Nëse PD vijon kështu do humbasi energji kot, duhet të gjendet një mënyrë tjetër, nuk e mbron kështu Berishën. Nuk e kthen dot kohën pas. Kjo është pamundësia e njeriut për të njohur fundin e tij. Nëse PD vazhdon kështu, do të humbiu forca”.

SHKARKO APP