Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon, Kumbaro iken nga komisioni
Komisioni i Medias vijon diskutimin per paketen antishpifje të propozuar nga qeveria
Edhe sot pedagoge dhe gazetarë të njohur argumentojnë kundërshtitë e tyre mbi këtë paketë dhe i bëjnë thirrje deputetëve të mos e votojnë.
Në një moment ndërsa Marku po argumentonte, Mirela Kumbaro po fliste me nje deputete aty afer . Kjo ndezi debatin.
Mark Marku: Mos bëni ligje kot sepse pavarësisht se ju bëni ligj ne do të vazhdojmë rezistencën tonë, dhe ligji do të mbetet në letër. Ama do të jetë për turpin e atyre që e bënë. Shkelet thellësisht lirinë e medias. Vetërregullimi dhe normat vetërregulluese janë qartësisht të ndara.
Ndërhyn Mirela Kumbaro
Mark Marku: Mirela a ka mundësi se nuk kam ardhur në furgon.
Mirela Kumbaro: A ka mundësi për procedurë.. Jeni në shkelje të rregullores.
Mark Marku: Po të duash dëgjo po të duash jo
Mirela Kumbaro: Ju lutem qetësohu..
Mark Marku: E keni bërë parlamentin si furgon
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën
Mark Marku: Po folët me unë do i bëj thirrje kolegëve të ikin.
Mirela Kumbaro: Mungesë totale e etikës.
Mark Marku: Ju nuk keni as etikë dhe as integritet.