Marku në Kuvend: Vlora rekord në kriminalitet

9 muaj pas marrjes së detyrës si Kryeprokurore e Përkohshme, Arta Marku, është rikthyer në kuvend. Marku ka prezantuar në këtë seancë raportin vjetor për kriminalitetin për vitin 2017. Marku ka thënë se prokuroria e përgjithshme ka dërguar 11 mijë raste për procedim dhe se kallëzimet penale janë rritur me 10%.

Ndërsa Marku prezantonte raportin në Kuvend, ku tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet e institucionit që ajo drejton, Lulzim Basha përsëriti edhe një herët akuzat ndaj Prokurorisë se ajo tashmë ka rënë. ”Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë, është e kapur nga Edi Rama”, tha Basha nga Vlora.

Ndërkohë, Marku bëri të ditur se ka pasur 13 procedime për funksionarë të lartë vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa theksoi se numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke renditur gjendjen e kriminalitetit në qarqet shqiptare, e para e Prokurorisë së Përgjithshme deklaroi se Dibra ka nivelin më të ulët, ndërsa Vlora kryeson listën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qernë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?