Marku nga Korça: Hetoni grupet e kanabisit, dhe nëpunësit publikë

Në kuadër të turit të vizitave në Prokuroritë e vendit, ndalesa e rradhës e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku ka qenë në Korçë. Apeli i saj shkon për hetim ndaj financuesit e drogës, jo vetëm përqëndrimi tek shpërndarësit. ”Prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin, etj”.

Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se nxit aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë.

”Mbështesim prokurorët për hetime ndaj korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Perkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj”,-ka theksuar Marku gjatë takimit në organin e akuzës në Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeprokurorja e Përkohshme ka thënë se mbështet fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, deklaroi ajo.

Gjatë këtyre ditëve Marku ka zhvilluar takime në prokuroritë e rretheve Durrës, Shkodër, Vlorë e Fier ku ka përcjellë mesazhin për forcimin e hetimeve që do të ndihmojnë për të çuar pas hekurave peshqit e mëdhenj të trafikut të drogës por dhe zyrtarë të korruptuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?