Marku sot në Kuvend, gazetarja: Zgjohu moj burrneshë, s’u betove për të ngrohur karrigen

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, rikthehet në kuvend 9 muaj nga marrja e detyrës. Ajo do të raportojë për 60 minuta në Kuvend lidhur me gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2017.

Gazetarja e njohur e Top Channel, Anila Hoxha, dje përmes një postimi në facebook, e ”këshillonte” Markun që të reflektojë dhe të thirrë një mbledhje të posaçme për rishortimin për dosjen Shullazi e të tjerë.

“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku zgjohu moj burrneshë. Ja një rast për të zbritur nga Olimpi dhe për të thirrur një mbledhje. Prokurorët e krimeve të rënda nuk kanë pranuar rishortimin për dosjen Shullazi e të tjerë. Janë rebeluar , kanë braktisur mbledhjen e nderuar zonja prokurore e përgjithshme Arta Marku. Këmbëngulin ndërhyrjen tuaj. Perse u betove në parlament, me siguri jo për të ngrohur karrigen! Mediat po çahen , kanë që prej datës 11 shtator që informojnë për bllokimin e pretencës. Çfarë po ndodh?”, shkruan gazetarja e Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?