Marku: Terrorizimi nga persona me nivel të ulët arsimor

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka marrë pjesë në Konferencën 3 ditore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit që po zhvillohet në Mal te Zi. Marku mbajti fjalën e saj mbi mbrojtjen penale juridike dhe mekanizmat e luftës kundër terrorizmit dhe migracioneve të paligjshme. Sipas Markut nga hetimet rezulton se personat që i janë bashkuar këtyre formacioneve janë persona me nivel të ulët arsimor dhe vështirësi të mëdha ekonomike

“Shqipëria ka marrë masat e saj ligjore e teknike për të goditur këdo që synon të bashkohet me terroristët ose që rekruton luftëtarë kundër njerëzve të pafajshëm. Në Shqipëri, nga hetimet e deritanishme, rezulton se personat që i janë bashkuar këtyre formacioneve janë persona me nivel të ulët arsimor dhe vështirësi të mëdha ekonomike. Pra, janë njerëz, të cilët besojnë se duke u bashkuar me terrorin, mund të jetojnë më mirë. Në vende të ndryshme ka arsye të ndryshme se përse individët i bashkohen grupeve të terrorit. Pavarësisht arsyeve, sapo këta individë bashkohen me terroristët, kanë një të përbashkët të frikshme, nga ai moment kthehen në vrasës potencialë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?