Marrëdhënia e Ramës me SHBA-në, Mentor Kikia: Ka llogari politike për të larë

Mentor Kikia thotë se nuk ka asnjë dyshim që kryeministri Edi Rama është në një nga momentet më të vështirë të karrierës së tij. Për kjo histori me ”McGonigal” është shumë më e gjerë, thellë dhe ndërlikuar, pasi sipas tij në SHBA ish-zyrtari i FBI-së ka plasur një bombë. Ai është zyrtari më i lartë në rangun e drejtuesve të FBI. Rama ka llogari politike për të larë si brenda dhe me SHBA dhe se nuk dihet se kur Amerika do ti kthejë reston politike Ramës.

”Kjo histori nëse nuk do të kishte një dimension shqiptar padyshim që nuk do kishte përbërë lajm në Shqipëri përveçse një lajm nga bota, por fakti që historia e McGonigal është sot në të gjitha tryezat e diskutimit në të gjitha studiot lidhjet me implikimin e tij shqiptar dhe kryeministri nuk bën sikur se di sepse ai e di shumë mirë se çfarë ka bërë dhe e di shumë mirë që dhe amerikanët e dinë se çfarë ka bërë dhe kjo e bën pozitën e tij më të vështirë.

Unë mendoj se nuk do të ketë vullnet që të shkojmë deri te penalitete, por padyshim që kryeministri ka llogari politike si brenda ashtu dhe me vetë SHBA dhe nëse mundet ta quajë këtë një gjyq publik nuk mundet që me të tilla perifrazime apo përcaktime të mund të shpëlajë marrëdhënien e bërë pis me SHBA. Bëhet fjalë për një aferë që e ka implikuar një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP