Marrëdhëniet me Kosovën, Nazarko: Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin
Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për disa tema aktuale si ngjarjet e fundit kriminale në Shqipëri, Teatrin, vizitën e Reeker nesër në Tiranë apo marrëdhëniet me Kosovën.
Për këtë të fundit, Nazarko thotë se Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin, dhe jo vetëm, por të bashkëpunojnë pasi Kosova duhet të lërë pas qasjen fëmijnore që do të përballet e vetme me Serbinë.
Sipas Nazarkos, ideja e Kurtit është variacion mbi një ide të Sorosit të 2001. “Dikur lindi SECPP- që dje e kryesoi Erdogani; pastaj Procesi i Berlinit, Pastaj Minishengeni që pamë sot. Kurti opozitar do të qortonte Kurtin kryeministër se me prezantimin e pikës së institucionalizimit të hapësirës ballkanike sipas modelit të BE+ EEA, po kërkon krijimin e një Jugosllavie të re plus Shqipërinë. Secili variant e favorizon Serbinë, por kjo është arsye që Shqipëria të bashkëpunojë me Kosovën…”, pohoi ai.
I pyetur për qëndrimin e kryeministri Rama pas ngjarjeve tragjike të fundit, ai tha:
“Tërësisht e kuptueshme që për një zhvillim që ka sensibilitet të lartë, që Rama të shfaqet, të lërë gjurmën e tij. Të vendosë gishtin e fajësisë mbi pjesë të tjera, pushtete të tjera të sistemit shtetëror. Ishte e kuptueshme pas fjalës së Ministrit të Brendshëm që të kishte dhe kryeministri këtë qasje. A është e vërtetë kjo? Po. Siç është e vërtetë që reforma e re që parashikon administrimin e ri të plazheve, qendërzimin e e-Albania, nuk funksionon mirë në kohë, ka shkaktuar konflikte të vogla.
Prap së prapi, kemi një riorientim apo po themi një riorientim të favoreve, që ata njerëz kërkojnë të kontrollojnë rërë e shezlonge në bizneset e tyre. Kalojnë nga inspektorët, kryebashkiakja që jepte realitet tjetër. Jemi në situatë kur këto zhvillime i japin lojë shahu administratës së kryeministrit Rama. Njerëzit janë lodhur nga qeverisja e Ramës. Ai duhet të tregojë atë që besoi një pjesë e vlerësuesve objektive, që ai mund të rishpikë veten, të gjejë energji.
Këto dy ngjarje janë rast i mirë për reflektime cilësore.
është një goditje e rëndë në imazhin e vendit. Gjithë këto reforma, ndryshime, ky përqëndrim i punës së qeverisjes, ka marrë goditje. Shpresoj mos ketë pasur vëmendje në mediat e vendeve.
është një moment tragjik, fati i atyre njerëzve, familjes në Vlorë apo atij kamarieri në Velipojë. Shembulli që duhet ta nxisim shtetit dhe shoqërinë për të reflektuar për vlerat.”, tha ai.
Teatri
Një ndërtim që shton pikëpyetje për kapacitetet që ka shteti ynë, shtetet tona të vogla për të administruar këto godina, me numër të madh sallash, administrim e mirëmbajtje, kosto e të paturit një stil teatri me shumë salla apo aktorë. Për t’iu dhënë një shembull teatrin e Shkupit, të qeverisjes Gruevski, do 70 mijë euro vetëm për ngrohje, duke futur në krizë buxhetin e Ministrisë së Kulturës. Dikush që ia vlerësoj mendjen akute, mirë Teatri thotë, por kemi aktorë. ata mund të luajnë në një teatër, duhet të paguhen me rroga të mira. Pra a do kemi një zgjidhje tërësore. është një kosto e madhe për infrastrukturën fizike, por edhe infrastrukturën njerëzore.
Vizita e Philip Reeker
Çdo gjë që mund të thuash rreth vizitës së Reeker. çod që është e besueshme e thënë nga mediat serioze. Do të veprojmë me pandehma. Reeker është zyrtar i lartë amerikan, njohës i shkëlqyer, ambasador në Maqedoni, zëdhënës i DASH. është zyrtar shumë i lartë amerikan.
Ai merr përditë me çështjet e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit. Reeker është shef i tij. Edhe Samiti anti-ISIS i krijuar nga SHBA, grumbullon vendet që kanë problematikë të ekstremizmit.
Është vizitë domethënëse, s’ka njeri të harxhojë kohë në këtë kohë në Shqipëri. Berisha është fans i madh i leximeve, e ka sfiduar gjyqësisht Sekretarin amerikan i Shtetit, atyre mund ti krijojë humor, por ai do të ushqejë imagjinatën kolektive të shqiptarëve. Edhe nëse hidhet poshtë nga drejtësia franceze, do të mbahet mend si rast unik të një sfide të tillë.
Marrëdhëniet Kurti-Rama
Rama duhet të kalojë shumë kohë me Kurtin për konvergjencë qëndrimesh. Pala kosovare duhet të heqë dorë nga qasja fëminore që ka mërzitur jo vetëm Shqipërinë, por dhe Perëndimin. Dmth shiko na lini neve përballë Serbisë, sepse ne e njohim ju jo.
Në gjykimin e realiteteve, apo në realitet të caktuar, është begati të kesh opinione të ndryshme. Nuk shoh pesimizëm. Kurti nuk bëri ndonjë veprim për t’i shmangur përqafimit të Ramës. Por do të lërë gjurmën e tij. Perëndimi do që të mbyllë dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti edhe Rama për shkak të pjekurisë së vetë nuk mund ti shmangen me njëri-tjetrin, janë të dënuar të bashkëjetojnë. Shqipëria ka në krye një kryeministër që kërkon, mori mandat të tretë. është figurë e qëndrueshme, ka 8 vite dhe i njeh njerëzit më të rëndësishëm që vendosin fatin e Europës dhe botës.Kosova duhet të shërbehet nga këto fuqi. Rama nuk mund të shfrytëzojë këtë periudhë kohore me të njëjtën skemë dhe njerëz.
Duke iu referuar besimeve të rrejshme, të rrjeteve sociale. Dhe që Kurti tani që është në pushtet, ka gjithë pushtetin do ti kuptojë disa prej proceseve. Kur vjen puna tek minishengen, kemi kuptuar që propozimi i Kurtit, një nga katër propozimet në Samitin e Tiranës, i përsëritur në Vjenë, dhe më pas në Bruksel, që kërkon institucionalizim të hapësirës ballkanike. Si Norvegji, Islandë dhe Lihteshtajn. Kurti nënkuptonte, ishte shumë i qartë për një Jugosllavi të re + Shqipëri. Ai e pajiste me institucione. Një kohëzgjatje 10-vjeçare. Parashikonte Sekretariat, Gjykata, Samite të këtij Minishengeni çdo 6 muaj apo 1 vit. Kjo krijesë e Kurti është një krijesë që i ngjan Jugosllavisë së re.”- tha Nazarko.
Sipas Nazarkos, idenë e mini-shengenit i pari e hodhi Soros.
“Nëse në 2007 Kosova do të ishte bërë pjesë e atij realiteti që do të hiqte barrierat, do të ishte e imagjinueshme. Serbia favorizohet dhe shqetësimi dhe kundërshtia që kishte administrata e LDK-së ndaj këtij mini-shengeni, ishte material. Këto të tjerat janë përpjekje tragjikomike. Të tjerat prishin marrëdhëniet midis dy shteteve vëllezër. Mini-shengeni është ide e Sorosit, në 2001. Soros e lëshoi i pari. Kryeministrat e Ballkanit duan të lënë gjurmë që ta personalizojnë. Prej atij momenti u krijua iniciativa për bashkëpunim mes vendeve. Vendet e Ballkanit duhet të jemi serioz dhe mos të japim leksione vendeve europiane. Perëndimi mund të mërzitet dikur prej nesh. Dialogu me Serbinë, organizmi i Konferencës Ndërqeveritare në janar, janë procese që kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dhe Reeker do që të pastrojë politikën institucionale. Amerikanët kanë qasjen e tyre institucionale. Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në janar 2022 dhe po të ishte dhe pjesë e procesit të çeljes së negociatave, bëhej edhe më e fortë. Imagjinoni se sa e vështirë është për Kurtin, që nuk i njihnin. Ai kishte postuar dhe medalionin që i kishte dhënë Macron. Shqiptarët janë të rëndësishëm nëse janë bashkë, nëse kanë një krye, kohë. Rama duhet ë konsultohet dhe me opozitën për këtë qaseje të re. Duhet të ndryshojë qasja me Serbinë. Mosmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që shqiptarët në Serbi gati të zhduken.
Partitë shqiptare nga 2 apo 4, janë bërë 8 ose 10. Ato janë në luftëra të brendshme, nuk i flasin njëri-tjetrit. Dyshimi se ata përdoren nga Serbia, është real. Si e ndikon Serbia faktorin serb në Kosovë? E ndikon përmes financimit. Parlamenti Serb tha se ka harxhuar në Kosovë 800 mln euro. Nëse Shqipëria jep para për projekte zhvillimore ndaj faktorit shqiptar në Serbi dhe Maqedoni, mund të ndikojë. Ne jemi faktori më i rëndësishëm në Ballkan. Partitë monoetnike që kanë rezultat në Mal të Zi, kanë rritur forcën, pa u përzier me njëri-tjetrin, por kjo ka sjellë tretjen e shqiptarëve aty. Abazoviç me një qasje përbashkuese, qytetare u shndërrua në fakt. Ai arriti që me 4 deputetë që të impononte një shtet që mund të dilte nga vatha perëndimore. Një Shqipëri e tillë duhet të merret parasysh nga Serbia, në qasje me Kosovën. Serbia e ka rritur peshën specifike për shkak të flirtimit, për shkak të tërheqjes së investimeve, ruse, kineze, indiane, franceze. Ne këto rrethana të reja s’mund të sillemi si në shekullin e XIX. Rama duhet të bashkëpunojë me rajonin një qasje të re.”, tha Nazarko.