Marrëveshja – Akses online në regjistrin elektronik të pasurive mes ZRPP dhe Përmbarimit Gjyqësor

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi e cila i jep akses on line zyrës së përmbarimit në regjistrin elektronik të pasurive. Marrëveshja u nënshkrua nga Krye regjistruesi Valdrin Pjetri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, Pirro Lutaj.

Kryeregjistruesi Pjetri tha pas nënshkrimit të marrëveshjes, se shërbimi ndaj qytetarëve do të kryhet në një kohë më të shpejtë, pasi eliminohen procedurat shkresore mes dy institucioneve.

“Përmes kësaj marrëveshje, përmbarimi do të ketë akses on line në regjistrat tanë hipotekorë. Përmbarimit shtetëror nuk do t’i duhet më të dërgojë shkresa dhe të humbasë kohë për të marrë informacion mbi statusin juridik të pasurive, duke shkurtuar kohën e shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh Kryeregjistruesi Pjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Pirro Lutaj, Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit vlerësoi marrëveshjen e bashkëpunimit, pasi sipas tij shkurtohen procedurat dhe koha e dhënies së shërbimit nga ana e Përmbarimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje lehtësohen kontaktet me ZRPP në të gjithë territorin, pasi edhe zyrat përmbarimore në të gjithë territorin do të kryejnë më shpejt veprimet proceduriale e ligjore për të përshpejtuar ekzekutimin e titujve ekzekutivë. Pra, është një procedurë që u vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u shkurtohet koha e marrjes së shërbimit përmes këtij bashkëpunimi on line mes dy institucioneve”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit. /ata

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?