Marrëveshja e 18 majit, Rama: Bashës i vura vetëm një kusht

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë marrëveshjes së 18 majit 2017 me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në studion e Klan Kosova, Rama është shprehur se në 18 maj i kishte ofruar Bashës të gjitha ministritë me kusht që pas zgjedhjeve të ishim në një mendje për çeljen e negociatave.

”Efektet e Vettingut kanë filluar, kanë filluar spastrimet në prokurori dhe në sistemin e drejtësisë. Ne na intereson që të ja jepet në mënyrë të pastër çelja e negociatave. Nëse negociatat sot kanë ‘kërcënim’ nga ndonjë vend, kërcënimin më të madh e kemi nga opozita në marrëdhënie me jashtë, jo në marrëdhënie me ne. I thashë Bashës në marrëveshjen e 18 majit, merri të gjitha ministritë ama pas zgjedhjeve të jemi në një mendje për Shqipërinë, për çeljen e negociatave. Unë shoh një errje sysh”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?