Marrëveshja e 5 qershorit do votohet më 23 korrik, hapja e listave më 30 korrik
Opozita parlamentare, pas shumë kundërshtimeve, ka rënë dakord që të firmos marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.
Votimi do të mbahet më 23 korrik, ndërsa opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave dhe në marrëveshjen e arritur do të miratohet në kuvend më 30 korrik 2020.
Kjo marrëveshje pritet të firmoset mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe 3 kryetarët e opozitës së parlamentare Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku