Marrëveshja e MB/ Njësi e veçantë policie në rrugën Milot-Morinë
Rruga e Kombit prej Milotit deri në Morinë do të monitorohet nga një njësi e posaçme e Policisë Rrugore e përbërë nga 27 efektivë dhe 3 shefa. Në funksion të këtij shërbimi, Ministria e Brendshme ka lidhur një kontratë bashkëpunimi me kompaninë koncesionare të mirëmbajtjes së kësaj rruge.
Kjo e fundit i ka dhuruar policisë rrugore 8 automjete “Mercedes Benz” prodhim i vitit 2016, karburantin si edhe një objekt që do të shërbejë si stacion policer. Marrëveshja është nënshkruar për të pasur pasur një shërbim sa më cilësor në këtë aks. Mjetet modern do të shërbejnë që në rast aksidentesh apo anomalish policia ta ketë të të shpejtë ndërhyrjen në normalizimin e qarkullimit.
Kjo njësi e posaçme do të jetë në varësi të Policisë së shtetit dhe në krye të saj do të vihet Luan Shehaj, i cili aktualisht mban detyrën e specialistit i policisë rrugore në drejtorinë e përgjithshme. 27 efektivët e policisë do të ndahen në grupe dhe do të monitorojnë periodikisht aksin Milot-Morinë 24 orë.
KOHA JONË SONDAZH

