Marrëveshja ”e ngrirë” për refugjatët, Ballo: Në Itali opozita dhe shoqëria kundër Melonit
Gjykata Kushtuese ka ”ngrirë” marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët. Gazetarja Gerarta Ballo në një intervistë për ”Euronews Albania”, tha se në Itali ka mospërputhje të mëdha në lidhje me fondet që duhen.
Ballo shtoi se shifrat që janë publikuar janë të ndryshme nga ato që janë në të vërtetë. Ajo theksoi se opozita ka sulmuar qeverinë Meloni duke thënë se kjo marrëveshje është e rrezikshme dhe nuk është një marrëveshje e mirë.
“Në Itali jemi në një fazë ku ka mospërputhje të mëdha në lidhje me fondet që duhen dhe kemi burimet e qeverisë që flasin për një tjetër shumë, në krahasim me shumën që flitet në shtyp. Nga ana e opozitës ka pasur kërkesa për dhënien e një llogaridhënie.
Shoqëria civile është e kënaqur që ka qenë kundër kësaj marrëveshje si dhe për faktin se del më qartë se ajo që do të ndërtohet në Shqipëri do të jetë një strukturë e mbyllur. Opozita ka sulmuar qeverinë Meloni duke thënë se kjo marrëveshje është e rrezikshme dhe nuk është një marrëveshje e mirë”,-theksoi ai.