Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Nikolla: Bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndet firmosjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë Nikolla u shpreh se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve.

“Marrëveshja për njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve. Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve”, nënvizoi Nikolla.

“Mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo marrëveshje”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolla theksoi se, “Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?