Marrëveshja e Prespës, kryeqyteti grek proteston me flamurin e Katcifas

Pak ditë më parë Kuvendi maqedonas miratoi marrëveshjen e Prespës, ndërsa ditën e diel janë paralajmëruar protesta në kryeqytetin grek.

Protestë në Athinë do të hapet me flamurin që u hap ditën kur vdiq Konstadinos Katcifas. Ky i fundit mbeti i vrarë pak kohë më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, pas një shkëmbimi zjarri me orcat RENEA.

Gazeta greke “Prothema”, shkruan se protesta do të jetë gjigande, ndërsa organizatorët e tubimit kanë pranuar faktin se i pranishëm do të jetë edhe flamuri i Kacifas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amendamentet që u miratuan në 11 janar ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marrëveshjes, emri Republika e Maqedonisë do ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?