Marrëveshja e Roaming, Majlinda Bregu: Nuk do të kërkojmë më për wi-fi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ish-ministrja shqiptare e Integrimit, Majlinda Bregu pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, tha se firmosja e marrëveshjes për Roaming bën që të nisë procesi i uljes së tarifave të roaming nga 1 tetori i vitit 2023.
“Shqiptarët, nga kjo datë, do të paguajnë më pak sesa paguajnë sot kur shkojnë në Itali apo Gjermani. Nuk do ta mbajmë telefonin fikur dhe mezi presim të gjejmë një vend me wi-fi.
Më pas, do të shkojmë deri në heqjen e tarifave shtesë që paguajmë në krahasim me vendet e BE-së. Pra, abonimi që ke në Shqipëri të mos kushtojë më shumë sesa kushton në Shqipëri kur udhëton në Evropë”, tha Bregu.