Marrëveshja Kosovë-Serbi? Ngjela: Duan të mbajnë Vuçiçin në pushtet
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se nëse Serbia do të pranonte një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, do të duhet ta njohë atë si shtet.
Pjesë nga biseda:
Ngjela: E di si është psikika e serbëve sot? Po të bëjnë njohjen, domethënë kanë lënë territore. E di ti që ata e quajnë territor serb akoma? Kështu e quan edhe Parlamenti, sepse do të shkojë në Parlamentin serb. Janë ëndrra në diell dhe kanë një politikë; Duan të mbajnë Vuçiçin në pushtet dhe t’i japin kohë Serbisë. Është shkollë politika. Gjendja stacionare është mentalitet i totalitarizmave dhe i komunizmit.
KOHA JONË SONDAZH

