Marrëveshja, Marku: 33 prokurorë hetim për…

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, pas marrëveshjes së firmosur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për ngritjen e një Task Froce, ka urdhëruar ngritjen e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin.

Gazeta ”Shqiptarja”, shkruan se janë 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit. Udhëzimi kërkon që këta prokurorë do të bashkëpunojnë me Task Forcën special Qendrore dhe atë Rajonale për shkëmbimin e informacionit.

Këta prokurorë thuhet në udhëzim do të kryejnë analiza dhe vlerësime të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar-Operacioni Forca e Ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeprokurorja përmes udhëzimit kërkon gjithashtu që Drejtuesi i Seksionit brenda 10 ditëve të para të cdo muaji raporton të dhëna statistikore tek prokurori koordinator në Prokurorinë e Përgjithshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marku firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në datë 2 shkurt. Marrëveshja ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet për luftën ndaj krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?