Marrëveshja me Britaninë, Rama tregon detaje: Më në fund e mori përsipër një kryeministër
Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat, ka folur për marrëveshjen e fundit me qeverisë britanike, duke treguar detaje nga bisedën me kryeministrin Rishi Sunak. Sipas Ramës, kryeministri britanik është shprehur i keqardhur për gjuhën që rëndon mbi komunitetin shqiptar.
“Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit dhe ai ka marrë përsipër ta shtyjë përpara. Kemi bërë dhe një dakordësi që është e shprehur në deklaratën që keni lexuar. E gjitha është aty. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen për çka ka ndodhur për faktin që fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë të gabuar, më ka shprehur të gjithë konsideratat për bashkëpunimin, ecurinë e punës së përbashkët, më ka shprehur edhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur te kjo pjesë ku unë kam përsëritur të njëjtin princip. Komuniteti shqiptar sjell vlerë në të gjitha vendet. Ata elementë që janë problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar askund, as flamurin tonë, janë jashtënxjerrjet e një kombi si të çdo kombi dhe nëse qasjet për të marrë azil në Gjermani, Francë e Holandë, Suedi janë zero atëherë kërkoni te vetja e sistemi britanik, mos e kërkoni te qeveria e Shqipërisë”, tha Rama.
Pas shqetësimeve për emigrantët ilegalë që shkojnë në Angli me gomone nga Franca, Britania e Madhe ka nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Në marrëveshjen e cila u njoftua më herët, theksohet përpjekja për sigurinë e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar duke veçuar trafikun e qenieve njerëzore dhe emigracionin e paligjshëm. Si rrallë herë qeveria britanike ka shprehur interes për investime në sektorë strategjikë në Shqipëri si energjia infrastruktura, turizmi bujqësia, agropërpunimi, transportet dhe shërbimet IT.
https://kohajone.com/detajet-e-plota-te-marreveshjes-se-re-shqiperi-britani-prek-edhe-fusha-te-tjera-pervec-emigranteve/