Marrëveshja me FRONTEX, Voda: Siguri në kufi

Shqipëria firmosi disa ditë më parë, një marrëveshje me Agjencinë Europiane të Rojeve Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përbalimit të fenomenit të emigracionit.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Komisioneri europian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos, dhe ministri i Brendshëm austriak Herbert Kick, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji që BE-ja firmos me vende të treta.

Zv/ministrja Rovena Voda, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, bëri të ditur se kjo marrëveshje do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë në monitorimin e kufirit. “Marrëveshja me FRONTEX është një marrëveshje statutore mes Shqipërisë dhe BE-së që ka të bëjë me menaxhimin e kufirit të Shqipërisë me vendet e BE-së. Me atë pjesë ku ndahet kufiri me vendet e BE-së dhe ka të bëjë me krimin ndërkufitarë”, tha Voda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshjen me FRONTEX, Voda e cilëson vlerë të shtuar për vendin tonë, sa i takon menaxhimit të integruar të kufijve. “Është vlerë e shtuar sepse oficerë të sigurisë së FRONTEX do të mbikqyrin me vendet ku ne ndajmë kufirin me pjesë e Unionit, siç është kufiri i gjelbër me Greqinë, si një pikë e nxehtë, ku  kemi pasur dhe prurje të emigrantëve dhe do të kemi gjithashtu dhe monitorim më të lartë, forca të shtuara, mbështetje logjistike”, tha zv/ministrja Voda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ajo pohoi se përmes FRONTEX do të kemi analiza të mira të riskut dhe mbështetje të natyrave të tjera për parandalimin e migracionit të paligjshëm por edhe të krimit ndërkufitarë që lidhet me këtë fenomen. “Oficerët e e kësaj Agjencie do të ndërmarrin veprime operacionale, qoftë edhe mbikëqyrja e thjesht e kufirit vetëm në bazë të planeve operacionale të përbashkëta të miratuara në mënyrë të përbashkët me departamentin tonë të kufirit të migracionit. Kushte të përbashkëta, detyra të përbashkëta dhe plane strategjike të përbashkëta, të ndara mes FRONTEX dhe oficerëve tanë të kufirit e migracionit”. Ajo bëri të ditur se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda nëntorit, pasi të votohet në Kuvend marrëveshja e sigluar gjatë Konventës së zhvilluar në Tiranë.

“Marrëveshja është miratuar në Këshillin e Ministrave, tashmë mbetet të kalojë në Kuvend e të marrë miratimin  e deputetëve. Është lajmi që mirë që kjo marrëveshje e përshëndetur nga të gjithë dhe e cila nuk është sulmuar nga opozita mund të jetë një mundësi e mirë që ta votojmë të gjitha bashkarisht. Besojmë se brenda nëntorit do të arrijmë ta kemi këtë marrëveshje të konkretizuar edhe në Kuvend”, tha Voda.

Marrëveshja i lejon FRONTEX-it që të koordinojë bashkëpunimin operativ mes Shteteve anëtare dhe Shqipërisë në menaxhimin e kufijve. FRONTEX-i do të mund të ndërhyjë në kufijtë e jashtëm të një ose më shumë Shteteve anëtare fqinje me Shqipërinë, përfshirë ndërhyrjen në territorin shqiptar në koordinim me autoritetet. Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në fushën operacionale të Shqipërisë me vendet e BE-së, në kuadrin e menaxhimit të kufijve, migracionit të paligjshëm si dhe kundër krimit ndërkufitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?