Marrëveshja me ”opozitën e re”/Alibeaj-Ramës: Pse nuk e shpall veten perandor?

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka komentuar marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, për kalimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese. Ai u shpreh se njëra marrëveshje kundërshton tjetrën, ndërsa e quan rrumpallë atë që ndodhi sot.

“Rrumpallë. E vetmja gjë që mund të kuptohet në këtë pikë, duket se njeriu që e ka kapur paranoja e humbjes, duket se zgjidhja që ka zgjedhur është shkatërrimi i kushtetutës, shkatërrimi i 5 qershorit, që ka dhe bekimin e ndërkombëtarëve”.

Nga ana tjetër, Alibeaj thotë se një çmenduri e tillë mund të kalohet me të qeshur. ”Pse nuk vendos të mos ketë fare zgjedhje dhe të shpallë veten perandor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?