Marrëveshja me SHBA-në, Vasili: Rama firmosi se i futën këmbët në një këpucë për 5G
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të diel në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.
Për këtë takim ka reaguar edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili deklaron se Rama e firmosi marrëveshjen me pahir, edhe pse ai ishte kundër saj dy vite më parë.
“Rama firmosi se i futën këmbët në një këpucë për 5G!
Rama për rrjetin 5G doli hapur kundër SHBA dy vjet më parë, biles deklaroi në FB:
Postimi i Ramës:
“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”!
Pra, Rama inauguroi dhe promovoi vetë fillimin e tij gjë që shqetësoi Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila u prononcua në nëntor 2019:
“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo, por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkruante ambasada.
I kërkuam publikisht në 4 nëntor 2019 t’u përgjigjej 8 pyetjeve për këtë çështje kaq serioze dhe këtë shqetësim të Ambasadës Amerikane. Këtyre pyetjeve Rama ju fsheh, sepse afera ishte tepër e rëndë.
Sot që ja kanë futur këmbët në një këpucë Rama u detyrua të firmosë marrëveshjen për 5G me SHBA.
Asgjë nuk harrohet dhe nuk mund të kamuflohet nga propaganda, që ka si qellim të shuajë nga memoria e publikut armiqësinë e Ramës ndaj Perëndimit dhe adhurimin e tij për lindjen!
P.S. Më poshtë disa foto për të kujtuar “bëmat” anti-SHBA të këtij Ramës për 5G”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.