Marrëveshja me Shqipërinë, kryeministri britanik: S’do të ketë më gomone të paligjshme

Në 2023, Britania e Madhe do punojë kundër emigrantëve të paligjshëm. Kryeministri Rishi Sunak premtoi se do të trajtojë problemet më të ngutshme të Britanisë, nga ulja e inflacionit deri te dhënia fund e migracionit të paligjshëm.

Në një fjalim që synonte të qetësonte kritikët brenda partisë së tij Konservatore, Sunak tha se qeveria e tij do të ndërtonte “një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe brezat pasardhës”. Ai i kërkoi publikut ta gjykonte atë për rezultatet që do të arrijë në përmbushjen e 5 premtimeve, të cilat janë: përgjysmimi i inflacionit, rritja e ekonomisë, reduktimi i borxhit, shkurtimi i listave të pritjes së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe ndalimi i gomoneve të vogla që transportojnë emigrantë të paligjshëm nga Franca përtej Kanalit Anglez.

Sunak përmendi marrëveshjen me Shqipërinë, e cila siç tha kryeministri britanik, do ta bënte më të lehtë kthimin e emigrantëve të paligjshëm që kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Sunak e përfundoi përgjigjen e tij duke thënë se lloji i sistemit që ai “beson se ka kuptim” ishte ai në të cilin legjislacioni lejon që Mbretëria e Bashkuar të dërgojë të ardhurit e paligjshëm atje nga janë ose në një vend tjetër të sigurt, duke iu referuar Ruandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?