Marrëveshja me Spanjën, Gledis Nano: 7 shqiptarë pritet të ekstradohen

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano informoi përmes një konference për shyp këtë të mërkurë, se nga marrëveshja e firmosur së fundmi me Spanjën, do të jenë 7 shqiptarë që do të ekstradohen.

”Siguria mbetet një nga koonat më të rëndësishme. Shqipëria është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj, një kontribut që reflektohet në BE e më gjerë. Rritja e forcave të policisë është vënë re në operacionet e përfshira. Këtij qëllimi i shërben dhe marrëveshja e ekstradimit. Vlen të përmendim faktin që Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake dhe me hyrjen e marrëveshjes ka filluar operacioni dhe deri më tani janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë. Qëllimi është të ekstradohen drejt Spanjës”,-tha Nano.

Drejtori i Policisë së Spanjës, tha se me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria dhe Spanja bëjnë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët. Me këtë operacion për kapjen e personave në kërkim, Policia Shqitare dhe ajo e Spanjës përforcojnë bashkëpunimin. Duam të falenderojmë për bashkëpunimin, ju falenderojmë e përgëzojmë për gatishmërinë që do të vazhdojë të rritet në të ardhmen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?