Marrëveshja – Ministria e Financave do të ofrojë 266 pozicione praktikash për studentët e Ekonomikut

Ministria e Financave ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik në kuadër të Paktit për Universitetin. Përmes kësaj marrëveshje, sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, MFE do të ofrojë 266 pozicione praktikash përfshirë institucionet e varësisë për studentët e këtij Fakulteti.

Ndërkohë, në portalin punëtëmbarë.al janë hapur aktualisht 203 vende vakante dhe 44 pozicione janë shpallur vakante jashtë shërbimit civil. Po ashtu, sipas ministres Denaj, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe Kërkimit Shkencor.

“Kërkimi Shkencor zë gjithashtu një vëmendje të veçantë për ne ndaj dhe do të mbështesim universitetin që nëpërmjet tërheqjes së granteve nga donatorët, aplikimit përmes fondeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me sektorin privat të mund të ofrojë konsulencën e tij cilësore në një sërë sektorësh jetik për vendin.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, Denaj njofton se është ngritur edhe zyra e bashkëpunimit brenda Ministrisë si një platformë komunikimi me studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?