Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkon interpelancë me Ramën
Me anë të nënkryetarit Kreshnik Çollaku, PD-ja zyrtare ka dorëzua një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Interpelanca është kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë sqarime lidhur me marrëveshjen për emigrantët të firmosur me kryeministren italiane, Meloni.
Sipas mediave italiane, marrëveshja mes dy qeverive është arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë dhe është firmosur sot mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.
Përmbajtja e protokollit është zbardhur nga TgCom, që raporton se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.