Marrëveshja për kthimin e të burgosurve, Burgjet: Kemi kapacitet për t’i pritur
Në burgjet italiane ndodhen aktualisht 2429 të burgosur shqiptar që sipas marrëveshjes mes dy qeverive pritet të kthehen në Shqipëri. Në kontingjentin e parë pritet të jenë të dënuarit që vendimi u ka marrë formë të prerë, ndërsa burime nga burgje kanë bërë me dije se kanë kapacitete për ti akomoduar.
Burgu i ndërtuar së fundi të Reç të Shkodrës duket së do të jetë institucioni kryesor ku do të akomodohen të dënuarit shqiptar që do të transferohen nga Italia.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bërë me dije për RTV Ora se kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar kthimin e të burgosurve sipas marrëveshjes së diskutuar mes kryeministrit Rama dhe homologut italian Conte.
Në të dhënat zyrtare që RTV Ora disponon, deri më 30 shtator të 2019 në burgjet italiane vuajnë dënimin 20. 225 shtetas të huaj.
Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 12% të numrit të përgjithshëm të tyre. Për nga numri të burgosurit shqiptarë renditen në vendin e dytë pas atyre me kombësi marokene, Deri në fund të shtatorit 2019 në Itali janë 2429 të burgosur shqiptarë, 18 prej të cilëve femra. 1
627 të burgosur shqiptarë mes të cilëve 12 femra vuajnë dënimin e tyre përfundimtarë, 795 të burgosur shqiptarë mes të cilëve 6 femra janë në pritje të dënimit përfundimtarë.
7 të shqiptarë vuajnë dënimin në institucionet alternative si qendrat e edukimit për minorenët, spitale burgjesh apo qendra psikiatrie. Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë regjistrohet në rajonet e Lombardisë, Toskana, Piemonte, Emilia Romagna e Lazio.
Në Itali, çdo i burgosur i kushton 131 euro e 29 cent në ditë. Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për transferimin e të burgosurve shqiptarë ende nuk është aktivizuar por me shumë gjasa të parët që do të transferohen do të jenë të burgosurit që vuajnë dënimin e tyre përfundimtarë me prioritet femrat e të burgosurit minorenë.
/Ora News