Marrëveshja për rrjetin 5G, Vasili: Koha na dha të drejtë kur Rama ishte kundër

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar sot për sistemin 5G, të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili sjell në vëmendje një deklaratë të dy viteve më parë, ku ai shprehte shqetësimin e LSI-së që Rama ishte kundër një marrëveshjeje të tillë në vitin 2019.

“Ndaluam 2 vjet më parë Ramën për 5G dhe sot koha na dha të drejtë!

Jam shumë i lumtur që u nënshkrua marrëveshja mes SHBA dhe Shqipërisë për 5G.

Jam, gjithashtu, shumë i lumtur, që e ndaluam Edi Ramën dy vjet më parë që në vitin 2019, kur ai ju kundërvu hapur SHBA dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë për 5G.

Ju ftoj të lexoni dhe shikoni qëndrimin zyrtar shumë të fortë të LSI që në vitin 2019 për këtë çështje shumë delikate ku Edi Rama po ekspozonte vendin ndaj rreziqeve të mëdha”, theksoi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP