Marrëveshja për teatrin, Ndrenika përshëndet vendimin: Tani t’i futemi punës
Robert Ndrenika ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësuesve të aktorëve, të cilët deri më dje ishin kundër Teatrit të ri Kombëtar.
Ndrenika shkruan se tani pret ndërtimin e një Teatri të ri bashkëkohor.
“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.
I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!
Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.
Përqafime”, shkruan ai.
Dje mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar.
Marrëveshja garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do negocioje zhvillimin e projektit.